Telegrafi

Vala e nxehtë në Maqedoni vazhdon edhe në ditët në vijim, nga e marta priten ndryshime klimatike

Nga fundjava, deri të martën e javës së ardhshme, në mbarë vendin do të vazhdojë vala e ngrohtë, me rritje të vazhdueshme të temperaturave, të cilat do të arrijnë deri 40 gradë Celsius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse temperaturat këto ditë kanë qenë jostabile, prej nesër temperaturat do të lëvizin prej 28 deri në 36 gradë. Të shtunën nga 32 deri në 38 gradë, ndërsa të dielën prej 33 deri 39 gradë Celsius.

Ndërsa nga dita e hënë, prej 34 deri në 40 gradë, të martën nga 34 deri në 39, të mërkurën nga 27 deri në 35 gradë. UV indeksi sërish do të ketë vlerë të lartë 9.

Gjatë fundjavës nuk përjashtohet mundësia reshje të rrallë të shiut, sidomos të shtunën në zonat malore. Ndryshim i motit pritet nga e marta nga fundi i ditës. /Telegrafi/