Nga 31 komuna që do të përfshihen në manifestimin e 9-të me radhë ”Vala e nxehtë kulturore”, janë përfshirë vetëm dy komuna shqiptare, Kërçova dhe Gostivari.
Telegrafi Maqedoni kontaktoi Behixhudin Shehapin, sekretar shtetëror në Ministrinë e kulturës, për të mësuar diçka më tepër rreth përzgjedhjes së komunave.
Mes tjerash, Shehapi deklaroi:
„Projekti në përgjithësi kushton 3 milion denarë. Janë përfshirë 31 komuna, ku 2 janë shqiptare. Kanë aplikuar 4 komuna shqiptare, por janë pranuar vetëm 2, se nuk i kanë plotësuar kushtet. Këtu ka pak tendenca diskriminimi, por duhet të analizoj.“/Telegrafi/
Gjithashtu lexo: ”Vala e nxehtë kulturore”, diskriminohen komunat shqiptare