Telegrafi

Vala 4 cent minuta e 1 cent sms-i për bajram

Kjo ofertë do të vlejë ditën e enjte, në ditën e festës së Fitër Bajramit. Po ashtu gjatë kësaj feste, PTK-ja do të aplikojë tarifën e lirë, që do të thotë se të gjithë konsumatorët e VALA-s do të përfitojnë nga komunikimi prej vetëm 4 cent për minutë.
 

Si çdo herë tjetër, edhe për këtë festë, oferta e operatorit Vala është ndër më atraktivet dhe mundëson komunikimin pa kurrfarë pengese, dërgimin e miliona sms-ve dhe realizimin e thirrjeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha tha se oferta e re e operatorit VALA, si dhe produktet dhe shërbimet e tjera që do të pasojnë gjatë muajve në vijim, janë edhe një dëshmi më shumë, e sukseseve të mëdha të PTK-së. “ Kjo ofertë speciale, e lansuar për festën e Fitër Bajramit, tregon se përqendrimi ynë i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe sa më cilësor”, tha Haxha.

Vitin e kaluar me rastin e festës së Bajramit, Vala ka shënuar rekord të ri, për faktin se ishin dërguar mbi 3.5 milionë SMS, , ndërkohë ishin regjistruar 3. 9 milionë minuta bisedë të konsumatorëve prepaid të Vala-s. /Telegrafi/