Telegrafi

VALA 4.8 milionë sms për bajram

Me gjithë ngarkesën e madhe si dhe kërkesat enorme të konsumatorëve për të dërguar sms për festë, operatori Vala ka qenë 100 për qind e suksesshme duke shënuar rritje të konsiderueshme. Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën festë, VALA ka rritur ndjeshëm numrin e SMS-ve të dërguar dhe të realizuar. Në krahasim me festën e Bajramit të fundit, tash janë dërguar rreth 450 mijë sms më shumë, që përbën rritje prej 10 për qind.

Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha tha se numri i madh i sms-ve të dërguar si dhe rritja e vazhdueshme e këtyre përqindjeve, tregon më së miri për punën e madhe, angazhimin maksimal si dhe ofertat atraktive që u kemi ofruar konsumatorëve.

Për festën e Kurban Bajramit, operatori publik mobil VALA, ka lansuar në treg ofertën speciale për t’iu mundësuar rreth 1.2 milionë konsumatorëve të saj komunikimin përmes SMS-ve për vetëm 1 cent brenda Vala-s dhe në të njëjtën kohë ka aplikuar tarifën e lirë, që do të thotë se të gjithë konsumatorët e VALA-s kanë përfituar nga komunikimi prej vetëm 4 cent për minutë. /Telegrafi/