Telegrafi

Vala 11 milionë minuta bonuse konsumatorëve

Bazuar në statistikat e operatorit Vala, gjatë muajit që shkoi konsumatorëve prepaid u janë shpërndarë varësisht nga shfrytëzueshmëria e kategorizuar mbi gjashtë milionë minuta gratis.

Më saktësisht, në gusht janë dhënë 6. 619.360 minuta, ndërsa duke përfshirë edhe muajin shtator, në total bëhet fjalë për rreth 11 milionë minuta që janë shpërndarë si bonus për konsumatorët e Vala-s.

Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, tha se do të mundohet që të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve. “Kjo do të thotë se Vala gjithnjë e më shumë është duke shënuar rritje rekorde gjithnjë si rezultat i përkushtimit të menaxhmentit dhe atraktivitetit të produkteve të ofruara”, tha Haxha. /Telegrafi/