Telegrafi

Vala 1.2 milionë konsumatorë

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha tha s e të arrish këtë shifër rekorde të konsumatorëve, është përveç të tjerash, një arsye më shumë që në një treg konkurrues, të përmbushet synimi për të tërhequr sa më tepër konsumatorë.

“Kjo është një dëshmi më shumë, e qëllimeve dhe obligimit tim,të cilin ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv që t’ia rrisë vlerën kompanisë dhe në të njëjtën kohë të shumëfishoj numrin e konsumatorëve”, theksoi Haxha duke shtuar se tashmë kemi të bëjmë me një ngritje prej 50 për qind të numrit të konsumatorëve.

Duke shënuar një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, PTK, respektisht Vala, brenda një periudhe të shkurtër kohore, ia ka dalë suksesshëm që t’i ofrojë cilësi dhe atraktivitet shërbimesh të gjithë konsumatorëve me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar për festat e fundit, kur për herë të parë në historinë e saj, VALA ka funksionuar pa asnjë problem.

PTK brenda një periudhe kohore prej një viti ka shënuar rritje të ndjeshme të përformansave të rrjetit dhe shërbimeve të VALA-s. Fokusi aktual i PTK-së, vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe të volitshme, ndërkohë PTK tashmë ka filluar procedurat për zgjerimin e kapaciteteve për së paku 1.5 milionë konsumatorë. /Telegrafi/