Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, fillon të enjten më 23 mars 2023.
Sipas vaktisë së Ramazanit që vlen për Kosovë, gjatësia e ditës së agjërimit në vendin tonë do të jetë ndërmjet 12.5 orëve deri rreth 14 orë.
Përfundimi i këtij muaji do të jetë më 20 prill, gjë që pason me festën e Fitër Bajramit.
Tradita islame thotë Ramazani është muaji kur vargjet e para të Kur’anit, iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1,400 vjet më parë dhe përfshinë agjërimin.
Akti i “prishjes” së agjërimit në perëndim të diellit njihet si iftar, ndërsa vakti para agimit që i paraprin agjërimit njihet si syfyr. /Telegrafi/