Site icon Telegrafi

Vaksinohen migrantët në Tabanoc

Gjithsej 165 emigrantë të cilët janë të vendosur në Qendrën tranzitore Tabanoc, gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar me vaksinë orale polio, respektivisht kundër paralizës së fëmijëve, thuhet në raportin e Qendrën rajonale për menaxhim me kriza, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me vaksinimin janë përfshirë të gjithë emigrantët në kamp tek të cilët nuk ka kundër indikacione për vaksinim.

Në ndërkohë në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, kanë përfunduar dy persona të cilëve u është bërë kontroll specialisti, pas të cilit u është dhënë ndihmë dhe terapi adekuate mjekësore. Të njëjtit më pas janë kthyer në kamp.

Përndryshe numri i emigrantëve në kampin e Tabanocit, nga dita në ditë është gjithnjë e më i vogël, kështu që mbrëmë janë regjistruar vetëm 768 emigrantë./Telegrafi/

Exit mobile version