Ka vazhduar edhe sot vaksinimi i grupit të dytë prej 200 mantelbardhësh kosovarë në Kukës.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau foto nga procesi i vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës, ndërsa u shpreh: “Jena 1 Shqipëri-Kosovë”.
Në Kukës nisi dje vaksinimi antiCOVID për 500 mjekët dhe infermierë të spitaleve të Kosovës duke u siguruar edhe një mbrojtje më të mirë atyre që i shërbejnë pacientëve.
Vaksina antiCOVID po injektohet te mjekë dhe infermierë të gjithë sistemit shëndetësor në Kosovë, ata të vijës së parë, por edhe të spitaleve të tjera, jo vetëm të Prishtinës.
Në planin kombëtar të vaksinimit janë përfshirë edhe mjekë të urgjencave, reanimacioneve, të vijës së parë.