Site icon Telegrafi

Vaksinohen deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me “Sputnik V”

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut informon se ashtu siç ishte paralajmëruar, deputetët përfshirë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot u vaksinuan me vaksinën që ishte në dispozicion, respektivisht me “Sputnik”.

“Me ndërtimin e imunitetit kolektiv, kontribuohet kah menaxhimi i suksesshëm i pandemisë. Kjo është përgjegjësi e përbashkët, dhe suksesi është në vaksinimin masovik. Është detyrë e secilit prej nesh të kontribuojë në tejkalimin sa më të shpejtë të sfidës COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, gjatë vaksinimit u shpreh i revoltuar, pasi siç tha, deputetëve nuk ju është dhënë mundësia të zgjedhin cilën vaksinë ta marrin.

Lexo po ashtu Nervozohet deputeti Trajanov për llojin e vaksinimit

“Deputetëve iu është caktuar që të vaksinohen me vaksinën Sputnik V dhe kjo nuk është e përgjegjshme dhe e ndershme nga ana e ministrit pasi është dashur që të na jepet mundësi të zgjedhim mes Pfizer dhe Sputnik V. Kjo është gënjeshtër pasi jemi vendosur para aktit të kryer pa mos u konsultuar.” ka thënë mes tjerash Trajanov pas vaksinimit.

Ndryshe, numri i personave që janë vaksinuar në Maqedoninë e Veriut ka kaluar mbi 40 mijë./Telegrafi/

Exit mobile version