Site icon Telegrafi

Vaksinimi do të jetë kusht për regjistrimin e fëmijëve në shkollat e Maqedonisë

“Kusht për regjistrim në kopshte dhe shkolla do të jetë që fëmijët të jenë të vaksinuar”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shpreson që vaksinimi i fëmijëve do të bëhet në shtator të këtij viti, pasi duhet të përshtatet rregullative ligjore në punë dhe politikën sociale dhe në arsim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipe parandaluese prej 23 deri 29 prill gjatë kohës së Javës evropiane për imunizim do të jenë në terren për të kontrolluar kartonët e vaksinimit dhe do të kërkojnë që fëmijët e pavaksinuar të imunizohen.

Përndryshe, Maqedonia i përket vendeve me rrezik të lartë për shfaqjen e epidemive të sëmundjeve infektive vdekjeprurëse.

Exit mobile version