Pas ditës së djeshme, ku para palestrës sportive “1 Tetori”, kishte tollovi të madhe nga të moshuarit që kishin shkuar për tu vaksinuar, sot procesi i vaksinimit duket se ka nisur mirë.
Policia e Kosovës dhe stafi organizativ i kësaj qendre të vaksinimit nga orët e hershme të mëngjesit po presin të moshuarit të cilët janë thirrur të premtes për tu vaksinuar sot.
PK-ja ka vendosur rrethojat e hekurta për të krijuar radhët derisa qytetarët presin për t’u vaksinuar.
Telegrafi ka provuar të marrë më shumë informacione në lidhje me procesin e vaksinimin, por shefi i vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se do të flas për medie vetëm në ora 12:20.
Edhe gjatë ditës së djeshme ishte paralajmëruar një konferencë për medie, pas tollovisë që ndodhi, por më pastaj mediat u lejuan të merrnin vetëm pamje brenda sallës.
Ndryshe, Policia jashtë qendrës në bazë të listës po lejon të moshuarit të hyjnë e të vaksinohen, teksa nuk shihet deri më tani se ka radhë të gjatë të pritjes. /Telegrafi/