Telegrafi

Vaksinimi i popullsisë në Maqedoni nis të mërkurën, do të bëhet në sallën sportive “Boris Trajkovski”

Salla sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nga nesër do të fillojë të përgatitet që në të të realizohet vaksinimi masiv i popullsisë.

Këtë sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se vaksinimi i popullsisë do të fillojë të mërkurën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në sallën “Boris Trajkovski” do të vendosen 30 pika të vaksinimit.

Vaksinimi do të realizohet nga personeli mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, ndërkaq të parët që do t’i nënshtrohen imunizimit me AstraZeneca, janë personat e moshës mbi 70-vjeçare.

Ndryshe, deri tani janë paraqitur 20 mijë persona, dhe të njëjtit do të thirren sot dhe nesër nga mjekët amë.