Norvegjia thotë se ekzistojnë rreziqe që vaksinat kundër coronavirusit mund të jenë shumë të rrezikshme për personat shumë të moshuar dhe për njerëzit e sëmurë në fazën e fundit të sëmundjes, pasi 23 njerëz vdiqën brenda një kohe të shkurtër nga marrja e dozës së parë të vaksinës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nga viktimat, 13 deri më tani që janë ekzaminuar, rezultatet sugjerojnë se efektet anësore të zakonshme mund të kenë kontribuar në reagime të rënda në njerëz me shëndet të dobët, dhe tek të moshuarit, thotë Agjencia Norvegjeze e Barnave.
“Për ata me dobësinë më të rëndë, efektet anësore relativisht të lehta të vaksinës mund të kenë pasoja serioze”, tha Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.
Deri më tani, Norvegjia iu ka dhënë së paku nga një dozë 33 mijë njerëzve, duke u përqendruar tek ata që konsiderohen më të rrezikuar nëse preken nga virusi, përfshirë të moshuarit.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në vend u rrit në 57 mijë, derisa kanë ndërruar jetë 511 persona që nga shpërthimi i pandemisë. /Telegrafi/