Site icon Telegrafi

Vaksinimi kundër COVID-19: Cili vend në Evropë po udhëheq “në garën për arritjen e imunitetit të tufës”?

Për sa i përket numrit absolut të vaksinimeve, Mbretëria e Bashkuar, e cila miratoi vaksinën e saj të parë kundër coronavirusit më 2 dhjetor, gati tre javë para Bashkimit Evropian, renditet e para në vaksinimin e popullatës së saj.

Sa vaksina kundër coronavirusit janë administruar në secilin vend?

Cila përqindje e popullatës është plotësisht e vaksinuar?

Paralajmërimi nëpërmjet kësaj tabele tregon më shumë për strategjinë e vaksinave të një vendi se sa suksesin në shpërndarjen e shpejtë të vaksinave, raporton EuroNews, përcjell Telegrafi.

Vaksinimi i plotë normalisht bëhet me dy doza të vaksinës.

Disa vende janë vonuar në dhënien e dozave të dyta për t’iu dhënë njerëzve dozat e para sa më shumë që është e mundur.

Kjo do të thotë që ato vende fillimisht mund të jenë poshtë në këtë renditje, mirëpo nuk i bie që të njëjtat po hasin në probleme për t’i vaksinuar njerëzit.

Përqindja e popullsisë e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Kush ka bërë progresin më të mirë, në raport me numrin e popullsisë?

Mbretëria e Bashkuar ka administruar më së shumti vaksina në përgjithësi, por gjithashtu kryeson për sa i përket vaksinimit për frymë të popullsisë, shkruan EuroNews, transmeton Telegrafi.

Cila grupmoshë po vaksinohet së pari?

Shumica dërrmuese e vendeve evropiane kanë vendosur të vaksinojnë së pari njerëzit e moshuar, por disa vende, sikurse Bullgaria, po hezitojnë kur bëhet fjalë për këtë grupmoshë.

Përqindja e popullsisë e vaksinuar plotësisht sipas grupmoshës

A po e fitojnë garën e vaksinimit vendet më të pasura?

Ka pasur pretendime se shpërndarja e vaksinave kundër coronavirusit po bëhej në formë ‘diskriminimi’ në pjesë të botës.

Në fillim të muajit shkurt, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nëntë në 10 vaksinimet kishin qenë në vendet më të pasura.

Për të parë se çfarë po ndodhte në Evropë, artikulli në EuroNews krahason Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të një vendi për kokë banorë me numrin e vaksinave të administruara për 100 mijë njerëz.

Një pjesë e vendeve relativisht më të varfra – sipas standardeve të BE-së – filluan vaksinimin më vonë dhe kanë vaksinuar më pak njerëz. Lista përfshin vendet e tilla sikurse Ukrainën, Moldavinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bjellorusinë. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version