Site icon Telegrafi

Vaksinimi antiCOVID në Prishtinë, interesim i madh i qytetarëve

Procesi i vaksinimit antiCOVID po vazhdon në Kosovë, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 9,999 doza të vaksinës.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës, ndërkaq deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, në një postim në rrjetin social Facebook, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka postuar fotografi nga qendra “1 Tetori” në Prishtinë, e ku shihet interesim i madh për t’u vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK ditë më parë u kanë bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar, si mënyra më e mirë për ta parandaluar një valë të re të pandemisë. /Telegrafi/

Exit mobile version