Vendet e Bashkimit Evropian do të mund të fillojnë këtë vit me vaksinimet, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, kjo vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet të kryejë miratimin e mundshëm të vaksinës Pfizer-BioNTech deri më 21 dhjetor.
Pas miratimit të mundshëm nga rregullatori i BE-së, Komisioni Evropian pritet të miratojë zyrtarisht vaksinën Pfizer brenda tre ditësh, pas konsultimeve me 27 qeveritë e bllokut.
Vendimet e komisionit për miratimet e ilaçeve zakonisht vijnë si rrjedhojë e rekomandimeve të EMA-s. Miratimi i vaksinës Pfizer nga komisioni konsiderohet një formalitet nëse EMA lëshon rekomandim pozitiv.
Every day counts – we work at full speed to authorise #COVID19 vaccines that are safe & effective.
I welcome @EMA_News bringing forward its meeting to discuss the @pfizer/BioNTech vaccine, before Christmas.
Likely that the first Europeans will be vaccinated before end 2020!
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 15, 2020
Vendet e BE-së mund të fillojnë vaksinimet menjëherë pas miratimit zyrtar nga komisioni. /Telegrafi/