Telegrafi

Vaksinë kundër pirjes së duhanit?

Instituti Karolinska në Stockholm ka zhvilluar një vaksinë e cila do të duhej t’i ndalonte njerëzit nga pirja e duhanit. Me ndihmën e materies së quajtur Niccin, sistemi imunitar do të duhej të zhvillonte antitrupa kundër nikotinës dhe me këtë të parandalojë arritjen e saj deri në tru. Me këtë do të pamundësohej krijimi i ndjenjës së kënaqësisë në trurin e nxitur nga konsumimi i nikotinës.

Në të ardhmen, shkencëtarët suedezë, kanë për qëllim të provojnë vaksinën në 400 persona, që do të duhej të zgjaste së paku një vit.

E përditshmja e Stockholmit, Svenska Dagbladet, ka kuptuar se në botë kanë filluar tri projekte për zhvillim e vaksinës kundër duhanit.

Se a do të jetë ndonjëra prej tyre e suksesshme, varet nëse materiet do të janë në gjendje të “shtyjnë” organizmin e njeriut për të zhvilluar antitrupa për molekulat e nikotinës.

Ekspertët mendojnë se në rast të suksesit të hulumtimeve të mëtutjeshme vaksina të ofrohet si masë parandaluese dhe si ndihmë për heqjen dorë nga duhani.