Site icon Telegrafi

Vaksina për COVID-19 e Sinopharm tregohet 79% efektive, kërkon miratimin në Kinë

Një vaksinë e zhvilluar nga një njësi e Grupit Kombëtar Biotec të Kinës (CNBG) është 79,34% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19 dhe kompania po kërkon miratimin për përdorim të gjerë publik në Kinë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, shkalla e efikasitetit, bazuar në një analizë të përkohshme të provave klinike të Fazës 3, është më e ulët se norma 86% për të njëjtën vaksinë të shpallur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në dhjetor, bazuar në të dhënat paraprake nga provat atje.

Një zëdhënëse e ndërmarrjes nuk pranoi të shpjegonte mospërputhjen dhe tha se rezultatet e hollësishme do të publikohen më vonë, pa dhënë një afat kohor.

Por ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se rezultatet e ndryshme mund të minojnë besimin tek vaksinat.

Ndërkohë studiuesit turq thanë të enjten se rezultatet e tyre të përkohshme nga një vaksinë për COVID-19 e zhvilluar nga Sinovac Biotech e Kinës treguan 91.25% efikasitet – vlerësim ky që krijon konfuzitet në raport me atë të së njëjtës ditë nga Brazili, i cili tha se efikasiteti i vaksinës ishte midis 50% dhe 90%. /Telegrafi/

Exit mobile version