Telegrafi

Vaksina orale kundër antraksit

Zbulimi mund të ndihmojë në krijimin e vaksinave specifike të cilat mund të bllokojnë edhe viruse dhe baktere tjera. Vaksina orale që gjendet brenda ‘bakterit të mirë’ arrin në lukth dhe në zorrën e hollë ku lidhet shumë lehtë me qelizat dhe nxit përgjigjen imune- në këtë rast nxit mbrojtjen nga antraksi.

Studimi i publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, tregon se një vaksinë orale mund të jetë po aq efektive sa edhe dhënia me anë të gjilpërës.

Bakteri Lactobacillus acidophilus gjendet në qumësht dhe produktet e qumështit, siç është djathi, dhe po ashtu i shtohet ushqimit të tillë, si jogurti. Përdoret edhe për fermentimin e ushqimeve, është i sigurt për t’u konsumuar dhe konsiderohet si probiotik që mund të kontribuojë në shëndetin e përgjithshëm.

Hulumtuesit e kanë analizuar veprimin e vaksinës të fituar nga ky bakter te minjtë laboratorikë, dhe është vërejtur se ajo ka veprim të ngjashëm në nxitjen e sistemit imun sikurse vaksina ekzistuese kundër antraksit që jepet me gjilpërë. /Telegrafi/