Telegrafi

Vaksina kundër leukemisë

Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar terapi, e cila mund të shërbejë për parandalimin e kthimit të leukemisë pas hemoterapisë ose pas transplantimit të palcës kockore.

Mjekët shpresojnë që terapia e re, e cila aktivizon sistemin imunitar që të luftojë vetvetiu kundër leukemisë, njëherit mund të jetë e dobishme edhe për mjekimin e llojeve të tjera të karcinomave.

Vaksina e parë do t’i jepet një pacienti në New York, ndërsa më tutje vaksina do t’u jepet edhe pacientëve të tjerë anekënd botës.

Të dhënat statistikore tregojnë se te shumica e të rriturve, pas terapisë ekzistuese- leukemia kthehet, ndërsa qëllimi i terapisë së re është që të pengohet kthimi i sëmundjes. /Telegrafi/