Telegrafi

Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, IKSHPK tregon arsyet pse vajzat duhet ta marrin pa hezitim  

Foto: Ilustrim

Ditë më parë në Kosovë ka nisur për herë të parë të jepet vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, saktësisht vaksina kundër Human Papilloma Virusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka treguar disa nga arsyet pse duhet të merret kjo vaksina nga vajzat.

IKSHPK thekson se kjo vaksinë është e sigurt dhe mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.

Lexo po ashtu Rritja e rasteve me kancer të qafës së mitrës, Ndrejaj: Prindërit të mos hezitojnë t'i vaksinojnë fëmijët, preferohet të merret para se të kenë marrëdhënie seksuale

Lexoni të plotë njoftimin:

Pse duhet vaksinuar kundër Human Papilloma Virusit

Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSh-së.

Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.

Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.

Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive.

Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030.

Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.

Vaksinimi bëhet në shkolla

Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund. /Telegrafi/