Telegrafi

Vaksina kundër gripit të derrit e rrezikshme për jetë?

Sipas të përditshmes Bild, mes viktimave është edhe një fëmijë 21 muajsh. Ndërkohë, The Associated Press raporton se dy persona kanë humbur jetën në Kinë, menjëherë pas vaksinimit.

Artikulli bazohet në një deklarate të publikuar në faqen e ministrisë kineze të shëndetësisë, ku thuhet se njëri nga të vaksinuarit kishte pësuar sulm në zemër, ndërkohë që ende nuk është kryer autopsia e viktimës së dytë.

Sipas ekspertëve duhet të kryhen më shumë rezultate laboratorike, për t’u vërtetuar nëse sulmi në zemër ka qenë pasojë e reaksionit alergjik pas vaksinimit, apo ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër. /Shekulli/Telegrafi/