Telegrafi

Vaksina kundër AIDS-it vepron përkohësisht

“Kjo mund të shpjegojë arsyen pse ka qenë aq vështirë të interpretohen rezultatet e vaksinës eksperimentuese, thotë Dr. Nelson Michael, një kolonel në Institutin e kërkimeve “Walter Reed Army” në Maryland, i cili ka udhëhequr studimin.

Grupi i shkencëtarëve të këtij instituti në shtatorin e kaluar shokuan botën kur treguan se kjo vaksinë eksperimentale kishte zvogëluar rrezikun e infeksionit për 31%, mirëpo ata nuk kishin arritur ta shpjegojnë mekanizmin e veprimit të saj.

“Është e mundshme që vaksina të ketë funksionuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Është një efekt i dobët, modest, por diçka në të cilën mund të mbështetemi”, ka thënë Dr. Nelson Michael.

Vaksina është një kombinim i vaksinës ALVAC canarypox/HIV të Sanofi-Pasteur dhe vaksinës kundër HIV-it, AIDSVAX, të prodhuar nga kompania VaxGen nga San Francisko. /Telegrafi/