Telegrafi

Vaksina e re kundër Ebolës, ka rezultuar 100 për qind efikase

Autoritetet në Guinea, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Mjekët Pa Kufij dhe Institutin Norvegjez për Shëndet Publik, e kanë testuar vaksinën e re, që ka rezultuar me sukses.

“Është një krijim jashtëzakonisht premtues” ka thënë Dr. Margaret Chan, e cila është Drejtoreshë Gjenerale e OBSH-së, transmeton Telegrafi.

“Kjo vaksinë është shumë efektive si për parandalimin, e po ashtu edhe për trajtimin e sëmundjes ngjitëse” ka thënë Dr. Chan për Telegrafin britanik.

Që kur ka filluar ky trajtim në muajin mars, asnjë vullnetar, anëtar i familjes, fqinjë apo shoqëri, nuk e ka marrë virusin vdekjeprurës. /Telegrafi/