Site icon Telegrafi

Vaksina e Pfizer/BioNtech do të transportohet për në Itali me gjashtë aeroplanë

Vaksina e Pfizer do të sillet në Itali me gjashtë aeroplanë të martën në mbrëmje në gjashtë aeroporte duke përfshirë Milanon dhe Romën, pasi ishin bllokuar në Belgjikë për shkak të borës, shkruajnë mediat italiane, duke u thirru në burime të tyre.

Sipas ANSA, përcjell Telegrafi, gjiganti gjerman i barnave do të shpërndajë vaksinën për COVID-19 që bëri me BioNtech në 203 vendet e para të administrimit në rajonet e Italisë.

Dhe italianët e parë që do të marrin vaksinën do të jenë punëtorët shëndetësorë dhe banorët e shtëpive të kujdesit.

Ndryshe, bora ka vonuar të paktën një ditë mbërritjen e vaksinës së re për COVID-19 në Itali.

Një dërgesë prej 470,000 dozash të vaksinës së Pfizer-BioNTech kishte rrezikuar të qëndronte në Belgjikë për shkak të motit dimëror që ka goditur Evropën.

Media italiane shkruan se rajonet italiane janë detyruar të presin mbërritjen e vaksinës në qendrat e tyre, nga të cilat ata do të furnizojnë spitalet dhe shtëpitë e kujdesit duke shtuar se ambientet mjekësore do të mbikëqyren nga policia gjatë shpërndarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version