Site icon Telegrafi

Vaksina e Pfizer-BioNTech rezulton të jetë efektive edhe kundër variantit të coronavirusit, të zbuluar në Britani të Madhe

Vaksina e coronavirusit e zhvilluar nga Pfizer-BioNTech ka të ngjarë të jetë po aq efektive kundër një varianti shumë të transmetueshëm të virusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë rezultatet në raport me variantin që u zbulua për herë të parë në Britani të Madhe.

Po sipas mediave, studimi nga dy kompanitë, është botuar të mërkurën në serverin paraprak bioRxiv por ende nuk është rishikuar nga kolegët.

Aty, siç thuhet më tej nuk u tregua “asnjë ndryshim i rëndësishëm biologjikisht në aktivitetin e neutralizimit” midis testeve laboratorike në llojin origjinal të coronavirusit dhe variantit të njohur si B.1.1.7. /Telegrafi/

Exit mobile version