Vaksina e Oksfordit-AstraZeneca pritet të miratohet nga rregullatorët këtë javë, raportojnë mediet britanike.
Ndryshe nga vaksina e Pfizer, e cila tashmë po shpërndahet, vaksina e Oksfordit mund të ruhet në frigoriferë standardë.
Planet janë hartuar që vaksina e Oksfordit të shpërndahet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar më 4 janar, sipas Sunday Telegraph, përcjell Telegrafi.
Mbretëria e Bashkuar ka miratuar deri më tani vetëm një vaksinë atë të Pfizer-BioNTech, e cila ka rezultuar në prova me një efikasitet prej 95 për qind.
Vendi madje ditë më parë, ka filluar edhe me implementimin e kësaj vaksine.
Kreu i kompanisë që qëndron prapa vaksinës së Oksfordit, ka thënë se studiuesit besojnë që vaksina do të jetë efektive kundër variantit të ri që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar.
Shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soirot tha se duheshin më shumë teste për t’u kryer për t’u siguruar për sa i përket kësaj çështjeje, mirëpo, përshëndeti zbulimin e asaj që ai e quajti “formulë fituese” për të përmirësuar efikasitetin e vaksinës. /Telegrafi/