Vaksina kundër coronavirusit nga Novavax Inc rezultoi 96 për qind efektive në parandalimin e rasteve të shkaktuar nga versioni origjinal i COVID-19, gjatë një testimi në fazën e vonë të kryer në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nuk kishte raste të sëmurit rëndë ose edhe vdekje midis atyre që morën vaksinën, një shenjë që mund të ndalonte efektet më të këqija të varianteve të reja që janë shfaqur.
Vaksina rezultoi 86 për qind efektive për t’u mbrojtur nga varianti më i transmetueshëm i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, për një shkallë efektive të kombinuar prej 90 për qind në përgjithësi, bazuar në të dhënat nga infeksionet e të dyja versioneve të coronavirusit.
Ndryshe, deri më tani në botë janë regjistruar 118 milionë raste nga coronavirusi, si dhe 2.6 milionë viktima. /Telegrafi/