Vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe 94 për qind efektive, thonë rregullatorët, derisa mund të miratohet tani për përdorim emergjent.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, analiza nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), i hap rrugën vaksinës të bëhet e dyta që miratohet në SHBA.
Lajmi vjen një ditë pasi amerikanët në të gjithë vendin filluan të marrin dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA u rrit mbi 300 mijë.
Dokumenti me 54 faqe thoshte se nuk kishte “shqetësime specifike për sa i përket sigurisë” dhe se reagimet serioze anësore ishin të rralla.
Nëse vaksina miratohet më vonë këtë javë nga ekipi i ekspertëve, dhe nga shefi i vaksinave nga FDA, dërgesat mund të fillojnë brenda 24 orësh.
Efektet anësore më të zakonshme, përfshinin ethe, dhimbje koke; dhimbje të muskujve dhe nyjeve. /Telegrafi/