Site icon Telegrafi

Vaksina anti COVID-19 do të prodhohet më së largu deri në fillim të vitit 2021, beson qeveria franceze

Qeveria franceze pret që vaksinat COVID-19 nga fundi i vitit 2020 ose fillimi i vitit 2021

Vaksinat e reja të coronavirusit mund të jenë në dispozicion nga fundi i vitit 2020 ose fillimi i vitit 2021, raporton reuters.

Kështu së paku ka deklaruar gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp, Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, transmeton Telegrafi.

Jean Castex, kryeministri francez

Gjersa kryeministri francez, Jean Castex tha të enjten se qeveria duhet të lëvizë me shpejtësi për të larguar një valë të re vdekjeprurëse të COVID-19.

“Virusi po përhapet në të gjithë vendin” tha ai. “Përhapja e epidemisë mund të jetë eksponenciale nëse nuk reagojmë shpejt”, u tha Castex gazetarëve.

Ndryshe, qeveria franceze pohoi se niveli i riprodhimit të virusit është rritur, me infeksione në rritje në rajonin e Parisit dhe midis të rinjve. /Telegrafi/

Exit mobile version