Nga Superliga e Turqisë në ditët e fundit ka bërë bujë klubi i sapo ngjitur në elitë, Menememspor.
Në botë ka shumë futbollistë që e kanë të njëjtin mbiemër dhe kjo ka bërë që klubi turk ta ngatërrojë totalisht lojtarin për të cilin kryesia kishin rënë dakord.
E gjithë situata është thyer në dicka komike.
Menememsporit si synim kryesor për ta përforcuar sulmin e kishin sulmuesin e Salernitanas, Lamin Jallow.
Por ata kanë ngatërruan person. Në fakti klubi turk i kishte nisur negociatat gabimisht me Alpha Jallow, sulmues i GD Alcochetense në kategorinë e tretë portugeze, që po ashtu është me origjinë nga Gambia.
Situata shkoi aq larg sa që klubi turk ka bërë edhe prezantim zyrtar për Jallow, me mendimin që e kanë marrë sulmuesin e Salernitanas.
Pa më vonë u kuptua se kishin ngatërruar person dhe klubi e anuloi kontratën. Por arsyetimi ishte edhe më skandaloz. Lojtar kishte dështuar t’i kalojë testet fizike.
Tashmë pritet që Menemenspor, t’i kthehet objektivit të vërtet. Mbetet të shihet se i vërteti, Lamin Jallow, a do të bashkohet me klubin turk. /Telegrafi/