Site icon Telegrafi

Ndodhia e këtij afati kalimtar ka ndodhur në Angli: Lojtari pranoi të transferohej te skuadra angleze nga Leverkuseni, por kur pa qytetin ndërroi mendje

Leeds United i është dhënë një goditje e vonshme në afatin kalimtar pasi objektivi i tyre kryesor Nadiem Amiri i refuzoi në momentin e fundit.

Mesfushori 26-vjeçar, i cili ka pesë ndeshje për Gjermaninë, ishte i gatshëm të nënshkruante për klubin anglez.

Ai kishte rënë dakord fillimit për transferimin që do të kushtonte afro gjashtë milionë euro nga Bayer Leverkusen.

Megjithatë, pasi hodhi një vështrim rreth qytetit dhe terrenit stërvitor, ai e refuzoi transferimin, raporton Daily Mail i cili madje hartoi një listë të gjërave për të parë në Leeds dhe Leverkusen.

Gazeta gjermane Kicker shton se Amiri kishte ndryshuar qëndrim për t’u bashkuar me Leeds në Championship dhe ndoshta shqetësimi i tij u rrit pasi pa qytetin.

Në qytet nuk ka shumë gjëra për të parë dhe Amiri vendosi që ta refuzonte përfundimisht kalimin në ligën e dytë të Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version