Telegrafi

Vaki e llojit të vet, Tuanzebe i Unitedit luan me orë në dorë dhe bëhet viral në rrjetet sociale

Axel Tuanzebe doli në titujt e lajmeve gjatë mbrëmjes së martë dhe mëngjesit të së mërkurës, me tifozët që kanë mbetur të habitur me mbrojtësin që kishte luajtur me orë në dorë kundër Leicester City.

Manchester Unitedi u mposht në shtëpi nga Leicester City me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier.

Megjithatë, përveç rezultati befasues, pati edhe diçka tjetër befasuese dhe jo të zakonshme për lojën e futbollit.

Lexo po ashtu Leicesteri fiton në “Old Trafford”, bën hap të madh drejt Ligës së Kampionëve

Është mbrojtësi 23-vjeçar, Tuanzebe, i cili pushtoi rrjetet sociale me vakinë e tij të rrallë.

Produkti i akademisë së Unitedi ishte titullar në ndeshjen ndaj Leicester City, por e filloi ndeshjen me një orë të vendosur në dorë, gjë që është e ndaluar.

Tifozët nuk kishin parë kurrë diçka të tillë më parë në Ligës Premier dhe kështu pati një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Reagimet ishin nga më të ndryshmet, ndërsa shumica nga to deklaronin se Tuanzebe mbante një orë të markës “Apple”. /Telegrafi/