Telegrafi

Vajzës për të cilën kujdesej, ia dhuroi një pjesë të mëlçisë (Foto)

Kiersten Miles nga New Jersey i Shteteve të Bashkuara, e ka dhuruar një pjesë të mëlçisë për vajzën të cilën kujdeset që nga vera e vitit të kaluar.

Dadoja 22-vjeçare, nuk ka menduar dy herë dhe e ka ndihmuar që ta shpëtojë vogëlushen Talia, e cila mund të kishte vdekur po që se nuk bëhej transplanti, transmeton Telegrafi.

Studentja që punon si kujdestare fëmijësh, ka qenë e vetmja dhuruese të cilës i janë përshtatur të gjitha parametrat me ato të dyvjeçares në nevojë.

Miles dhe Talia, pak momente pas operimit për heqjen e një pjese të mëlçisë

“Vetëm një plagë me disa centimetra dhe qëndrimi në spital për një javë janë gjërat që më mërzisin, e jo mungesa e mëlçisë”, ka shkruar Miles në rrjetet sociale. “Nuk i jepet gjithkujt mundësia që të shpëtojë jetën e një njeriu, andaj isha me fat që pata mundësi të ndihmoj. Është kënaqësi e madhe, që vajza jeton dhe po rritet si duhet.”

Pasi këtij veprimi bamirës, ajo ka marrë shumë komentet pozitive dhe lëvdata. /Telegrafi/