Dy policë të Floridës kanë fituar epitetin e heroit, pasi kanë arritur ta shpëtojnë një foshnje që i kishte mbetur në fyt mishi i pulës dhe po ngufatej para syve të nënës së saj në një qendër tregtare.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur nëna Ana Grayem e kuptoi se vajza e saj Lusia po ngufatej. Nuk u deshën shumë sekonda që vajza 14 muajshe të skuqet dhe ngadalë të mbetet pa frymë.
Por edhe pas disa tentimeve të nënës së saj për ta ndihmuar ajo dështoi. Megjithatë në vendin e ngjarjes u shfaqen dy policë Robert Ajal dhe Rafael Gvadalupe që bën të pamundurën për ta shpëtuar – dhe ia arritën qëllimit.
Pas këtij veprimi heroik, pushteti lokal i Palm Beach, ka dekoruar policët për ndihmën që i kishin dhënë vogëlushes derisa ishin në detyrë duke patrulluar në qendrën tregtare. /Telegrafi/