Site icon Telegrafi

Vajzat vonohen derisa bëhen gati për të dalë, të dashurit i tallin keq në rrjetin social (Foto)

James Davies nga Liverpuli i Anglisë është mërzitur derisa po priste së bashku me një shok, teksa të dashurat e tyre bëheshin gati për të dalë në mbrëmje.

Ata iu shkruanin mesazhe duke iu kërkuar të shpejtonin, derisa njëri pranoi fotografinë, ku ato shfaqeshin të veshura dhe të rregulluara, por ende kërkonin kohë, transmeton Telegrafi.

Imitimi i partnereve

Në atë moment, ata janë bërë kreativë, duke imituar veshjet dhe stolitë që partneret e tyre i kishin përdorur, ndërsa imazhin e kanë postuar në rrjetin social.

“Nuk e di se çfarë bënin, ato ishin krejtësisht gati. Kisha shumë dëshirë të dilja për një pije”, ka shkruar Davies.

Mënyra se si i tallën të dashurat, ka bërë që shumë njerëz të pajtohen me ta dhe se do t’i imitojnë kur ndodhen në situatë të njëjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version