Site icon Telegrafi

Vajzat shumë të bukura, rëra shumë e nxehtë

E befasuar nga ankesat bizare të turistëve, agjencia britanike e udhëtimeve “Sunshine” zbuloi disa prej tyre. Ndër to janë edhe ankesat për temperaturën e lartë në vendet ku kanë kaluar pushimet, bile edhe për ushqim tepër të shijshëm.

Një turist i cili vizitoi Costa del Sol në Spanjë, u ankua se kishte shtuar pesë kilogramë derisa ishte në det. Për këtë fajësoi tavolinën suedeze në hotelin në të cilin kishte rezervuar. Një turist tjetër u ankua pasi gjatë pushimit u grind me bashkëshorten. Asaj i pengonte që burri në plazh shikonte vajza të bukura në bikini.

Shumica e turistëve nëpër udhëtime pëlqejnë rehatinë dhe pushimin, ndërsa një britaniku edhe kjo i pengoi, duke u ankuar për shtrat tepër të rehatshëm, duke fjetur edhe gjatë ditës. Turistët u ankuan edhe kundër një çifti tjetër i cili po bënte dashuri në apartamentin ngjitur, duke ndjerë presion që edhe ata të bëjnë dashuri.

Në situatë më bizare u gjend edhe një çift të cilit policia ua kërkoi pasaportat në aeroport për t’i lejuar të udhëtojnë për në Dubai. Një turist “zbuloi” se syzet e tij Prada, të cilët i bleu në plazh për pesë euro, ishin vetëm një kopje e pavlerë. /Telegrafi/

Exit mobile version