Site icon Telegrafi

Vajzat shqiptare shkojnë në Rashkë, për t’u njohur dhe lidhur me djemtë serbë

Agjencitë “Merli 2008″ nga Shkodra e “Stara Rashka” nga Beogradi, kanë organizuar gjatë festës që serbët e quajnë “Vidovdan”, një udhëtim për dhjetëra vajza nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, për në krahinën e Rashkë të Serbisë. Qëllimi ishte që ato të njihen me djem të pamartuar serbë nga kjo trevë.

Vajzat e ardhura nga Shqipëria kanë deklaruar se do ta provojnë fatin që të lidhen me ndonjë djalë serb, nëse ai është ashtu siç duan ato, njoftojnë mediat serbe.

Kjo njohje mes vajzave nga Shqipëria dhe djemve serbë ka traditë mbi tetëvjeçare dhe për këtë kujdesen agjenci dhe sekserë të specializuar, të cilët menaxhojnë udhëtimet, takimet dhe lidhjet, kuptohet, në kundërvlerë të shumave të caktuara monetare.

Exit mobile version