A silleni edhe ju kështu kur jeni në shoqëri? Ja çka e çon femrën të dorëzohet…
Nuk ka gjë më joshëse për femrat për t’iu dorëzuar mashkullit të tillë, i cili shkatërron veten me alkool, por me atë rast bën çdo gjë që mund të shkatërrojë edhe mushkëritë e veta.
Mbase tingëllon e pabesueshme, mirëpo pikërisht kështu ka treguar një hulumtim më i ri.
Kur është fjala vetëm për seks për një natë, femrat joshen nga meshkujt të cilët pinë alkool dhe duhan, kanë konkluduar psikologët e Universitetit Gent, transmeton Medical Daily.
Për këtë veprim ekziston arsyetim i mirë evolutiv.
– Kur zgjedhin mashkullin për lidhje të gjatë, femrat janë të programuara që të zgjedhin ata të cilët i konsiderojnë që mund dhe dëshirojnë të kujdesen për fëmijët – thekson dr. Vinke, duke arsyetuar se si për këtë shkak i joshin meshkujt e fuqishëm dhe të mirë, posaçërisht nëse janë edhe të pasur.
Mirëpo, kur është fjala për seksin, e vetmja gjë që u është e rëndësishme është kualiteti i gjeneve, që i vërejnë në aktivitetet e rrezikshme.
– Sjelljet e rrezikshme shtojnë joshjen e mashkullit. Të gjitha përpjekjet që të demonizojnë alkoolin dhe duhanin në vërtetë vetëm sa shtojnë joshjen e duhanxhiut i cili pi – konkludon dr. Vinke. /Telegrafi/