Site icon Telegrafi

Vajzat në sektorin e teknologjisë, ja si do rritet punësimi

Sektori i teknologjisë ofron mundësi të mëdha punësimi, veçmas për vajzat, por ky sektorë nuk është parë deri tani si atraktiv nga kjo pjesë e popullatës.

Ambasada Norvegjeze në Prishtinë ka financuar një projekt që synon të rrisë përfshirjen e vajzave të Kosovës në këtë industri.

Projekti i cili pritet të shpaloset gjatë ditës së premten, është realizuar nga organizata joqeveritare KS-Kosova, me financim të Ambasadës Norvegjeze.
Aktualisht, struktura gjinore e punonjësve në sektorin e Teknologjisë informative është 80% meshkuj dhe 20% femra.

Kosova, ka një popullsi të re dhe aktive në internet dhe teknologji, ne jemi të parët në rajon sa i përket përdorimit të internetit. Të rinjët e Kosovës tash me kanë treguar aftësitë e tyre për të arritur suksese edhe në tregun ndërkombëtar,ku së fundi një ekip i të rinjëve kosovar ka fituar në garën ndërkombëtare NASA Space Apps Challenge. Megjithatë, përgatitja e të rinjëve për fushën e TIK, kërkon një koordinim më të madh, duke filluar prej sistemit arsimor, sektorit privat të TIK, dhe iniciativave qeveritare”, tha menaxheri i projektit, në organizatën joqeveritare KS-Kosova, Bujar Ejupi.

Sipas tij, mbi të gjitha kërkohet përfshirje e gjithëmbarshme e të rinjve dhe me theks të veçan të gjinisë femërore, `Momentalisht pjesëmarrja e femrave në sektorin e TIK është vetëm 20%, diçka që është e pa pranueshme dhe që duhet te ndryshohet. Projekti vajzat në TIK, synon rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në TIK, dhe thyerjen e barrierave gjinore sa i përket profesionit të TIK`, vijoi Ejupi
Projekti përfshin gjithashtu promovimin e storieve të suksesit për vajzat dhe femrat në TIK:
Vajzat në shkolla të mesme ndikohen shumë nga sukseset e femrave në karrierë dhe duke qenë se në Kosovë kemi një numër të madh të femrave që kanë treguar suksese në fushën e TIK, promovimi i tyre si model që duhet ndjekur do të ndikojë në inspirimin dhe influencimin e vajzave për të ndjekur studimet dhe krijimin e karrierës në këtë fushë”. thuhet në konkluzionet e hulumtimit të realizuar nga organizata KS-Kosova.

Më promovimin e projektit përveç Ambasadorit Norvegjez, do të marrin pjesë edhe ministri Arban Abrashi dhe udhëheqës tjerë institucionesh.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, me 46% të totalit të popullsisë deri në 18 vjeç (Enti Statistikor i Kosovës, Ministria e Administratës Publike). Mbi 50% e popullsisë është në moshë aktive të punës në mes 18 dhe 60 vjeç (Tempus). Në të njëjtën kohë norma e papunësisë në Kosovë (rreth 45%) është më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Struktura gjinore e punonjësve në sektorin e TIK është 80% meshkuj dhe 20% femra. Përderisa Informacioni dhe komunikimi po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe atë të komuniteteve tona, roli i të nxënit individual është thelbësor dhe po i jipet fokus më i veçantë.
Qeveria e Kosovës është duke investuar në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe planifikon disa investime per nxitjen dhe zhvillimin e TIK.

Edukimi i grave, vajzave dhe fëmijëve mbetet një çështje që ka nevojë për vëmendje më të madhe, që të ndikojë në rritjen e numrit të tyre për fillim të karrierës në TIK, për të inkurajuar ato që të bëhen pjesë e sektorit të TIK. Ky projekt përqendrohet në nivelin e hershëm arsimor të grave, në arsimim të mesëm, për të rritur punësimin e femrave në sektorin e TIK-ut dhe gjithashtu fuqizimin transformues të grave në Kosovë.

TIK ka potencial që të lehtësoj ose të eliminoj disa nga barrierat apo kufizimet që pengojnë gratë dhe vajzat në qasjen e mundësisë së arsimimit, të tilla si analfabetizmi, varfëria, mungesa e kohës, faktorët shoqëroro-kulturorë, lëvizshmëria dhe relevanca, që çon në fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore. /Telegrafi/

Exit mobile version