Site icon Telegrafi

Vajzat krahasojnë anën e shtratit të tyre me atë të djemve, ndryshimet janë qesharake

Në profilin e saj në Twitter @ hannystyles69, ajo postoi një foto të anës së saj të shtratit, por edhe atë të të dashurit të saj, kështu që papritur filloi një trend në Twitter. 

Gratë e shumta menjëherë ndoqën me foto postimin e saj, me foto nga dhomat e tyre të gjumit dhe është e pamundur të mos vëresh që një model i veçantë përsëritet nga foto në foto, transmeton Telegrafi.

Ndërsa komodinat e grave janë të rregullta dhe ne shohim libra, kremra, lule, qirinj, vajra esenciale dhe llambat mbi to, pranë shtratit nga ana e burrave janë shumë shpesh sende që nuk i presim vërtet në dhomën e gjumit.

Pra, ka pushkë, thika gjuetie, shkopa bejsbolli, një çekiç, uiski, karikues të telefonit celular, një degë peme dhe sende të ngjashme të çuditshme për vetëmbrojtje, hidratim ose, me sa duket, një arratisje e papritur gjatë natës pasi disa valixhe të vogla në fotot duken sikur janë pikërisht për at qëllim.

Akoma, i dashuri i vajzës që filloi trendin ka vetëm nevojat më themelore në krah të shtratit: një karikues telefoni celular, një shishe plastike bosh, një shishe më të vogël me pak lëng dhe shkop bejsbolli të domosdoshëm.

“Ideja për ta botuar më erdhi në mendje kur u vendosa në banesën e tij. Kjo është qesharake për mua që kam shumë gjëra të panevojshme në komodinën që më bëjnë të lumtur, dhe atij i duhen vetëm ato pak gjëra”, tha ajo për Bored Panda. /Telegrafi/

Exit mobile version