Site icon Telegrafi

Vajzat e vetëvrara në Prizren ishin shoqe të klasës

Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda. Dy vajza të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura.

Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1:00 të natës. Një vajz ë e moshës së re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.

Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.

Mësohet se që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Prizrenit të cilët kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Megjithatë, ende nuk dihen arsyet e qarta për këto dy ngjarje tragjike në Prizren.

Exit mobile version