Ylli i grupit “Spice Girls”, Melanie “Mel C” Chisholm foli për mundësinë që grupi i vajzave të niset sërish në turne në një intervistë me People në Entertainment Tonight, këtë herë, nëse Victoria Beckham të njohur si Posh Spice do të iu bashkohet.
“Për momentin, jemi vetëm ne të katërta. Ne jemi duke punuar për Victoria. Ajo mund të jetë e zhytur në këtë idenë këto momente”, u shpreh Mel C.
“Do të donim ta kishim përsëri në skenë. Me gjithë sinqeritetin, mendoj se do të ndodhë. Në një moment, unë mendoj se Posh Spice do të kthehet në skenë”, tha tutje 47 vjeçarja, shkruan People.
“Spice Girls”, që përbëhej nga Chrisholm, Beckham Melanie “Mel B” Brown , Emma Bunton dhe Geri Halliwell për herë të fundit u ngjitën në skenë së bashku në turneun e tyre të ribashkimit 2019 – por stilistja, 47 vjeçare, nuk iu bashkua.
Tani, Chrisholm tha se një turne kjo duhet të ndodhë.
“Kjo duhet të ndodhë. Ne flasim vazhdimisht për të. Ne i bëmë shfaqjet në 2019, plani ishte të vazhdonim. Sigurisht, bota ka qenë në një trazirë të tillë, por plani përtej kësaj është të dalim atje kur të jemi të sigurt, kur ne mund ta bëjmë. Ajo që është e vështirë është se ka kaq shumë artistë që duan të dalin në skenë”, tha këngëtarja britanike.
Biseda e Mel C vjen përpara publikimit të “Spice 25” më 29 tetor, një edicion luksoz i albumit debutues të grupit të vajzave për nder të 25 vjetorit të tyre , dhe pas eliminimit të saj nga Dancing ëith the Stars.
Ndërkohë, Brown ngacmoi në shtator se ribashkimi i radhës i grupit të vajzave mund të vijë me një turne tjetër në vitin 2023.
“Unë jam gjithmonë duke i nxitur që të ketë një ribashkim të Spice Girls”, tha ajo në emisionin e BBC Channel 4, Steph’s Packed Lunch.
Në qershor, Beckham megjithatë bashkëpunoi me grupin duke dizajnuar bluza për të ndihmuar në luftimin e të pastrehëve tek të rinjtë e LGBTQ.
Në një video të fushatës së shpërndarë në Instagramin e Spice Girls, secila prej tyre pozoi me këmisha nga koleksioni “Pride” i Beckham 2021, ku shkruhej: “Krenar dhe dua të jem i dashuri juaj”. /Telegrafi/