Telegrafi

Vajzat e SHBA-së kampione bote në basketboll

Foto: Washington Mystics/Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë pritshmëritë, triumfojnë 56-73 ndaj Australisë dhe shpallen kampione të botës për herë të 10-të në histori dhe të tetën në 11 edicionet e fundit në basketboll për femra.

Finalja e zhvilluar në Tenerife të Spanjës, ku u zhvillua ky turne, nuk pati shumë histori.

Amerikanet e nisën me dy trepikësha radhazi, duke shënuar një rezultat fillestar 0-10, ndërsa periodën e parë e mbyllën në epërsi 15:20.

Edhe gjatë periodës së dytë dominimi i SHBA-ve ishte I dukshëm, me pjesën e parë që përfundoi 27-35, transmeton SuperSport.

Gjatë periodës së tretë i krijua hendeku më I madh në këtë finale me +23 pikë, teksa tabela elektronike tregonte rezultatin 38-61.

Basketbollistet amerikane e ulën ndjeshëm ritmin gjatë periodës së katërt, duke fituar në fund me 17 pikë diferencë, 56-73.

Lojtarja më e mirë e turneut u shpall amerikania Stewart. Në finalen për vendin e tretë Spanja 67-60 me Belgjikën.