Site icon Telegrafi

Vajzat e ngujuara përdorin Facebookun për të thirrur ndihmën

Glenn Benham, zëdhënës i shërbimit të policisë në Adelaide, ka thënë se vajzat e moshave 10 e 12, kanë shkruar në Facebook se janë humbur në një furtunë në lagjet jugore të qytetit dhe një mik i tyre i cili lexoi në profilet e tyre ka lajmëruar policinë, shkruajnë mediet australiane.

Vajzat janë shpëtuar në orën 7 e 30 të mëngjesit dhe nuk kanë pasur nevojë për ndihmë të mjekut, kanë thënë nga policia.

"Është brengosëse, sepse kjo gjë ka shkaktuar një vonesë tek ne për t’i shpëtuar vajzat", ka thënë Benham.

"Nëse ato kanë mundur t’i qasen Facebookut nga telefonat e tyre celularë, ato atëherë kanë mundur të thërrasin në 000 (numri i dedikuar australian për raste emergjente), dhe kështu do t’i shpëtonim më shpejt", ka përfunduar Benham.

Exit mobile version