Site icon Telegrafi

Vashat e Kosovës mposhten nga Portugalia dhe nuk avancon në Euro 2022

Ekipi përfaqësues i vashave të Kosovës në hendboll është mposhtur nga Portugalia me rezultat 30:17 duke mos arritur të avancojnë në Euro 2022.

Vajzat tona u angazhuan, por këtë herë nuk mjaftoi.

Deri te humbja erdhi shkaku edhe i mungesave të shumta që kishim në përbërje për shkak të lëndimeve dhe infektimit të disa lojtareve me coronavirus.

Portugalia avancon në fazën e dytë kualifikuese të Euro 2022, ndërsa ekipi jonë renditet e dyta në grup me 4 pikë.

Kemi mposhtur Qipron e Luksemburgun, por Portugalia shfaqi më shumë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 12:7 në favor të portugezeve, ndërsa rezultati final shënonte 30:17. /Telegrafi/

Exit mobile version