Site icon Telegrafi

Vajzat e Emily Blunt menduan se ajo ishte një “personazh tejet i ligë” në filmin “The Devil Wears Prada”

Aktorja Emily Blunt tregoi se vajzat e saj mendonin se personazhi i saj në “The Devil Wears Prada” ishte “më i ligi”.

Blunt, luan personazhin e asistentes Emily në filmin ikonik, dhe së fundmi ndau me fansat se çfarë menduan vajzat e saj kur e panë performancën e saj në këtë film.

Vajzat Hazel 10 vjeçe dhe Violet 7 vjeçe, i thanë se karakteri i personazhit ishte shumë ndryshe nga aktorja në realitet.

“Ata mendonin se unë isha personi më i poshtër që kishin takuar ndonjëherë”, tha aktorja duke komentuar përgjigjen e tyre.

Karakteri i saj në “The Devil Wears Prada” ishte një personazh tejet transparent dhe i sinqertë.

Fituesja e çmimeve Golden Globe që i ka fëmijët me aktorin e njohur të serialit The Offive, John Krasinski, deklaroi gjithashtu se ndihet krenare që filmi ka ende ndikim gati pas dy dekadash që kur doli për herë të parë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version