Telegrafi

Vajza u gjet duke fjetur në kazanin me rrota, pak para se të zbrazej në një kamion plehrash (Video)

Një vajzë u gjet duke fjetur brenda një kazani me rrota nga punëtorët e mbeturinave, para se ai të zbrazej në një kamion plehrash.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza e përgjumur u zbulua nën një grumbull kartoni në kazanin 1100 litërsh ndërsa ekuipazhi po bënte punën e tyre në Brixton, në jug të Londrës.

Siç thuhet tutje, ka qenë një punonjës i cili zbuloi se aty gjendej diçka e pazakontë, pasi zbuloi gëzofin e palltos së saj, pas heqjes së kapakut dhe alarmoi kolegët, potencialisht duke e shpëtuar atë nga “shkatërrimi” nga makina e rëndë.

Ajo duket se nuk është më e vjetër se një adoleshent, por mosha e saj e saktë është e panjohur. /Telegrafi/