Një vajzë dy-vjeçare u bllokua në hekurat e dritareve në katin e 6-të të një ndërtese në Kinë.
Një fqinj e vuri re dhe e mbajti atë për 10 minuta, duke qëndruar poshtë dritares, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët thonë se fqinji tashmë kishte filluar të dridhej gjithashtu, por arriti të duronte derisa mbërritën zjarrfikësit, të cilët me sukses e nxorën të voglën.
Vajza përfundoi në hekura pasi ajo mbeti vetëm në dhomë, kështu që nga kureshtja e fëmijëve ajo u ngjit në divan dhe u mbërthye në hekurat e dritares. /Telegrafi/